Çati të gjelbërta
Teras çati
Themele
Perde mure
Kanale
Pellgje
Qendra për pastrim të ujërave të zeza
Pishina
Pishina për ujitje bujqësore
PERFORMANCA
EPDM Membrane zgjidhje përdundimtare për hidroizolim të themeleve, perde mureve, fasadave, terasave dhe çative.
E qëndrueshme prej - 40°C deri me +120°C
E qëndrueshme kundur plasaritjeve dhe presioneve.
E qendrueshme ndaj rrënjëve të bimëve, kemikaleve, kafshimeve te brejtësve (minjeve dhe kafsheve te familjeve te ngjajshme) poashtu nuk mundet t’i ngjitet myshk.
Elasticitet mbi 300 %.
Performancë eprore në çdo kusht të klimës dhe të tokës.
I përshtatshëm për përdorim në ujërat për pije dhe përdorje.
E qëndrueshme ndaj Ozonit dhe rrezeve ultraviolet.
Çmim te ulët për mirëmbajtje
Material ekologjik
Aplikim në panele të mëdha për kohë shumë të shkurtër.
Prodhim sipas nevojës nga 0,5 mm - 2,5 mm
CE Certifikate: Është e përshtatshme në normat Europiane EN 13967, EN 13956, EN 13859, EN 13361, EN 13362, EN 13491, EN 13492, EN 13493, EN 15382.
Mundësi për prodhim të membranave me ngjyra.
Teras Çati
Në çatitë ku fiksimi mekanik nuk është i përshtatshëm, EPD Membranat fiksohen duke u ngjitur në të gjithë sipërfaqen. Kjo praktikë nuk ka ngarkesë domethënëse në sistemin e çatis. Sistemi me ngjitje të plotë është më i përshtatshëm në forma të pazakonta, jo gjeometrike dhe në forma kube.
Në qytetet që janë shndërruar në masa betoni, me rritjen e lëvizjeve mjedisore, veçanërisht në Evropën Perëndimore, shumë tarrasa janë të dizajnuara si kopsht çati ose të shndërruara në kopsht çati, me qëllim sigurimin e zonave të gjelbërta dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror. Pika më kritike në hidroizolimin e kopsht tarasave është se nëse rrënjet e bimëve dehidratohen, ato zhvillohen më thellë dhe dëmtojnë materialin hidroizolues. Për këtë arsye, përdorimi i membranave EPDM, rezistente ndaj shpimit të rrënjëve të bimëve, i jep përdoruesit një zgjidhje të saktë dhe të garantuar për izolimin e kopsht çative.
Çati Këndore
Në këtë sistem të çatisë, membrana është hedhur nën izolimin termik përkundrazi të kulmeve të sheshta. Përveç kësaj, nuk ka nevojë për fiksim mekanik ose lidhje të plotë.
Sistem Ballast
Ballast sistemi, i cili dallohet me strukturën e tij 'ekonomike' në izolimin e çatisë së ndërtesës, lehtë mund të përdoret në forma të ndryshme në çatitë me sistem të Balastuar. Parapetat, tubat, pjeset e sistemit te drenimit te shiut poashtu edhe pjesë të ngjashme janë të mbuluara me pjese speciale që janë bërë nga EPDM membranat.
Çati Metali
Membrana EPDM vendoset në mënyre mekanike në çatitë. Ky sistem zakonisht është prej metali trapezoidal. Përdoret në çatitë e ndërtuara dhe në përmirësimin e çative të vjetra.
Izolim i fasadës
Hendeku midis kornizës së dritares dhe strukturës hidroizolohet duke përdorur membranën Lineflex EPDM kundër djersitjes që ndodh pas murit ose lagështisë që formohet nga kokrrat e shiut që godasin fasadën. Në praktikë, membranat EPDM në intervalin e trashësisë 0,5 mm-1 mm përdoren në shirita prej 150 cm ose ne gjerësi të dëshiruara.
Izolim i Themeleve dhe Perde mureve
Hidroizolimi i bodrumit bëhet me qëllim që ta mbron ndërtesen nga vetitë e keqija të ujërave nëntokësore dhe në vendet ku nuk gjenden ujëra nëntokësore nga sulmet sulafatike dhe sulmeve te ngjajshme. Ndërtesat të cilave iu është bërë hidroizolimi i themeleve dhe bodrumeve jëtëgjatësia është e gjatë. Kjo praktike, bëhet duke e mbuluar me EPDM Membrane pjesen ku ka kontakt themeli dhe perdet e ndërtesës me tokën.